Komuna e Gjakovës është komuna më transparente në Kosovë, bazuar në “Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale”, dalë nga një hulumtim i realizuar dhe implementuar nga Organizata Joqeveritare “Ec ma Ndryshe” dhe financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Prezantimi i këtij Indeksi është prezantuar sot në Prizren, në një takim ku të pranishëm ishin kryetarë të komunave të Kosovës, ambasadori britanik Ruari O’Conell si dhe përfaqësues tjerë të mediave dhe shoqërisë civile.
Në prezantimin e “Indeksit të Reformës së Transparencës Komunale”, Fisnik Minci, njëri prej autorëve të këtij publikimi, ka thënë se komuna e Gjakovës ka dalë të jetë dukshëm më e avancuar në shumicën e 13 indikatorëve matës, të cilët janë përdorur grumbullimin e të dhënave dhe nxjerrjen e vlerësimeve për nivelin e transparencës.
Sipas Mincit, Gjakova ka pasur notë pozitive në 8 nga 13 indikatorët matës, 3 nota neutrale – mesatare dhe vetëm dy nota negative, gjë e cila as për së afërmi nuk ka ndodhur me komunat tjera.
Në këtë takim, pjesë e panelit ka qenë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila edhe e ka komentuar rezultatin e dalë nga “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale”. Ajo ka thënë se kjo është hera e tretë që komuna e Gjakovës merr rezultate pozitive nga vlerësime të tilla që bën shoqëria civile, pas vlerësimeve të mëhershme të dalë nga GAP-i dhe KDI-ja.
Kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ka shtuar se ngritja e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies ka qenë njëri prej synimeve kryesore të qeverisjes lokale në Gjakovë dhe kësaj i është kushtuar rendësi gjatë dy viteve të para të kësaj qeverisje.
Kusari – Lila ka shtuar se synim i vazhdueshëm i komunës së Gjakovës vazhdon të mbetet përmisimi edhe i më tejmë i nivelit të transparencës dhe llogaridhënies dhe raportet e tilla nga Shoqëria Civile janë një motivim shtesë për komunën e Gjakovës.
Niveli i lartë i transparencës së komunës së Gjakovës është vlerësuar lartë edhe nga ambasadori britanik Ruari O’Conell, i cili ka thënë se komuna e Gjakovës duhet të merret shembull edhe nga komunat tjera.
You Might also Like
HalalTrip – Turizmi Hallall: Hotele dhe udhëtime për muslimanët
Është hapur së fundmi një faqe e re në internet për udhëtarët muslimanë, e cila…
By
Redaksia
2 Min Read
Ekspertët rusë: Turqia kërkon Shqipëri të Madhe
Ndryshimi i kufijve në Evropë duket nuk është e kaluar, por një e ardhme jo…
By
Redaksia
2 Min Read
Vulin të premten pritet ta vizitojë Kosovën
I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, pritet ta…
By
Redaksia
1 Min Read
Kuçi kërkon bashkëpunim kundër krimit ndërkufitar
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u takua sot në Vjenë me drejtorin Ekzekutiv…
By
Redaksia
1 Min Read
Përgjimi i mijërave qytetarëve skandal që dridh Maqedoninë
Përgjimi i mijëra qytetarëve, liderëve të opozitës, mediave, përfaqësuesve të sektorit civil, afaristëve, madje edhe…
By
Redaksia
5 Min Read
“Islami, ateizmi dhe modernizmi” i Zhizhek botohet edhe në maqedonisht
Shtëpia botuese “Vezilka” e botoi librin më të ri të filozofit botëror dhe njërit prej…
By
Redaksia
1 Min Read
