Gjashtë punët e së ardhmes që do të paguhen më së miri?

Cilat punë në të ardhmen do të paguhen më së miri? Përgjigjen në këtë pyetje e duan të gjithë, sidomos ata të rinj që duhet të vendosin çfarë do të bëjnë me jetët e tyre.

Gazetarët e Business Insider përgjigjen për këtë e kërkojnë te Thomas Frey, futurolog dhe autor i librit “Komunikimi me të ardhmen”, njofton Telegrafi. Ai u përcaktua për gjashtë profesione që do të zhvillohen në të ardhmen.

1. Logjistiku

Këta profesionistë përdorin softuer të ndërlikuar për të ndjekur lëvizjen e mallrave dhe produkteve, ndërsa mendojnë se si ta bëjnë këtë proces sa më efikas të jetë e mundur. Disa logjistikë në SHBA punojnë edhe me agjencitë qeveritare dhe ndihmojnë në sanimet pas fatkeqësive natyrore.

Pse është ky profesion i së ardhmes: Pozita e logjistikut ndryshon në mënyrë drastike, thotë Frey, i cili thekson se së shpejti profesionistët nga sektori i mallrave dhe i produkteve do të kalojnë në sistemet teknologjikisht më të përparuara, të tilla si p.sh. mbrojtja, ku do të punojnë në projektet si fluturaket pa pilotë, apo në sektorin publik – në projektet e automjeteve të automatizuara e pa shoferë.

2. Hakerët etikë

Si mundet hakeri të jetë etik? E pra, disa kompani punësojnë hakerat të cilët qëllimisht sulmojnë disa sisteme për të paralajmëruar problemet p.sh. në siguri. Në SHBA ju mund të merrni madje një certifikatë si haker etike.

Pse është ky profesion i së ardhmes: Paga vjetore në SHBA është 92 mijë dollarë, shumë kjo ofron një jetë të mirë. Por, Frey paralajmëron se në të ardhmen do të duhet të përcaktohet zyrtarisht se çfarë është dhe çfarë nuk është etike tek kodi i hakimit.

3. Aktuari

Aktuari është eksperti i cili merret me problemet e pasigurisë dhe të rrezikut financiar, duke përdorur metodat matematikore të teorisë së probabilitetit, statistikat dhe matematikën financiare.

Pse është ky profesion i së ardhmes: Në SHBA aktuarët fitojnë të fituar 87.650 dollarë në vit, ndërsa pritet që në shtatë vitet e ardhshme kjo degë të rritet me 27 për qind. Aftësitë e aktuarëve mund të zhvillohen në shumë drejtime, konsideron Frey , i cili parashikon se së shpejti do të përdorin shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor.

4. Kimisti ushqimor

Kimistët ushqimore janë përgjegjës për përmirësimin e shijes dhe të cilësisë së ushqimit, ndërsa Frey parashikon se tregu i punës do të “çmendet për ta”.

Pse është ky profesion i së ardhmes: Me zhvillimin e printerëve tredimensional, Frey parashikon se me ndihmën e tyre do të përgatitet edhe ushqimi. Përbërësit futen aty, printeri do të nxjerr ushqimin, dhe atë të shijshëm, fal kimistëve që do të dinë saktësisht se çfarë përbërës duhet të përzihen në printer.

5. Epidemiolog

Këta ekspertë për sëmundje infektive përcaktojnë se cilat janë burimet e infeksionit, punojnë në gjetjen e ilaçit dhe krijojnë protokollet për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe të sëmundjeve.

Pse është ky profesion i së ardhmes: Deri në vitin 2020, Instituti Amerikan për Punësim parashikoi se kjo degë do të rritet për 35.8 për qind, për çka qeveria amerikane punëson çdo herë e më shumë ekspertë të tillë për të punuar mbi masat parandaluese shëndetësore dhe të kuadrit të ri rregullator që do të përmirësonte ruajtjen e të dhënave mjekësore.

6. Front-end programuesi

Pasi në faqen e internetit klikoni një link, kjo ju dërgon në një faqe tjetër. Duket e thjesht, por nuk është. Këtë punë e kryen front-ent programuesi, i cili me programim dhe shkrim të kodeve duhet të dijë se cila është zgjidhja më e mirë për konsumatorët.

Pse është ky profesion i së ardhmes: Departamenti amerikan i Punësimit ka vlerësuar se deri në vitin 2020, kjo degë do të rritet me 22 për qind. Frey thotë se kompanitë gjithnjë do t’i kushtojnë vëmendje bashkëveprimit me konsumatorë nëpërmjet internetit dhe përmirësimit të komunikimit të tillë i duhen këta programues që do të bëjnë faqen e tyre më efektive dhe më intuitive.

Artikulli paraprakPse njerëzit e suksesshëm veshin të njëjtën gjë çdo ditë?
Artikulli vijuesSi te ndertosh nje biznes te sukseshem?