Në ofensivën e regjimit sirian gjatë dhjetë ditëve të fundit janë vrarë 71 persona, në mesin e të cilëve edhe luftëtarë të opozitës. Ofensiva është ndërmarrë në rajonin e Malit Turkmen dhe Jabal al-Akrada në krahinën veriperëndimore siriane Latakia, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve lokale.
Në periudhën e lartpërmendur, forcat e Bashar al-Asadit kanë kryer dhjetëra sulme ajrore në këto zona, duke vrarë 17 persona në Malin Turkmen dhe 56 në Jabal al-Akrada.
Sipas burimeve të njëjta lokale, gjatë sulmeve të mbështetura nga forcat tokësore siriane janë plagosur rreth 100 njerëz. Burimet lokale shtojnë se gjatë këtyre dhjetë ditëve nga ana e forcave opozitare janë vrarë së paku 150 ushtarë të regjimit sirian.