Hoxhaj: Njoha e Kosovës nga Libia – çështje kohe

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se Libia ka qëndrim pozitiv ndaj shtetit të pavarur të Kosovës dhe se njohja nga Libia është vetëm çështje kohe. Këto komente ai i ka bërë pas takimit me ministrin për bashkëpunim ndërkombëtar të Libisë, Mohamed Abdulaziz, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

“Populli i Kosovës ka luftuar për aspirata të njejta, dinjitet njerëzor, drejtësi, liri dhe pavarësi politike, sikurse Libia, dhe shumë vende arabe, kundër regjimeve diktatoriale”, ka thënë Hoxhaj, gjatë takimit me zyrtarin e lartë të Libisë, dhe shtoi se “ne jemi të interesuar që të vendosim marrëdhënie diplomatike dhe të lëvizim drejt bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës me Libinë”. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakIrani prezanton avionin që ri që shmang radarët
Artikulli vijuesDaçiq i lidhur me mafian