Gjeldeti i pjekur

Nevojiten:

* 1 gjeldeti
* 5 lugë gjalpë
* lëkurë limoni
* kripë e piper

Përgatitja:
Gjeldeti pastrohet e qepet, lahet e fshihet, i hidhet brenda kripë e piper, fërkohet nga jashtë me lëkurë limoni dhe përsëri i hidhet piper e kripë.

Vihet në tavë ku i hidhet gjalpë i shkrirë në të gjithë sipërfaqen. Futet në furrë mesatare që të piqet. Gjatë kohës së pjekjes duhet të kthehet nga të gjitha anët e të spërkatet herë pas here me lëngun e vet.
Në qoftë se furra ka nxehtësi të lartë mbulohet gjeldeti me një letër të lyer me pak vaj.

Kur piqet përfundimisht pritet në racione. Shoqërohet me patate të fërguara. /TG

Artikulli paraprakMaliki paralajmëron përleshje të armatosura në Falluxha
Artikulli vijuesEgjipti shkatërron 8 tunele të tjera në Rafah