Gjen 390 mijë euro, i dorëzon në polici

Një shofer autobusi në Austri u lavdërua për ndershmërinë e treguar, pasi dorëzoi 390 mijë euro të gjetura në autobus tek autoritetet.

Kjo shumë përfaqësonte të gjithë kursimet e jetës së një të moshuare, e cila më pas u gjet nëpërmjet policisë dhe iu rikthyen paratë.

77-vjeçarja kishte tërhequr këtë shumë nga një bankë atë ditë, përpara se t’i harronte ato në autobus.

”Përpara se të dorëzoj autobusin, gjithmonë kontrolloj për gjëra që mund të kenë humbur dhe gjeta këtë qese. Fillimisht mendova se ishin ilaçe, por pastaj pashë aq shumë kartmonedha, sa nuk kisha parë kurrë në jëtën time”, deklaroi drejtuesi i autobusit, i identifikuar si Wolfgang R.

Pasi dorëzoi shumën, policia gjeti pronaren e parave nëpërmjet një fature bankare, në të cilën ishte shkruar emri i të moshuarës.

Në një deklaratë, kompania e transporteve të Vienës, “Wiener-line”, u shpreh krenare për punonjësin e saj.

Shtypi austriak nuk saktësoi nëse drejtuesit të autobusit iu dha ndonjë shpërblim për këtë gjest me të vërtetë të rrallë ndershmërie.

Artikulli paraprakShtetësia shqiptare, ekuacion i thjeshtuar apo opsion nacionalist?
Artikulli vijuesArmata e SHBA-së lavdëron Njësitet Shqiptare