Një i dënuar me vdekje në pritje të ekzekutimit, kërkoi si dëshirë të fundit një laps dhe një letër. Pasi shkruajti për disa minuta, i dënuari thirri rojën dhe i kërkoi që atë letër t’ia dorëzonte mamasë së tij.
Në letër shkruhej:
“Mama nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humb. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur?
Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit?
I shpenzove me mua në qendrën tregtare. E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua?
Ai donte të më korigjonte sepse në vend që të studioja , kopjova në provim…dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.
Ti u ktheve kundër babait mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.
Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.
Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas.
Djali yt kriminel
Doja t’ju kujtoj se:
Kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë.
[e huazuar]
You Might also Like
Largimi i dëshprimit dhe stresit: mesazhet e sures “Ed- Duha”
Është e vërtetë se shpesh biem në gjendje depresioni dhe stresi, sidmos në kohën e…
By
Redaksia
10 Min Read
Exclusive: Mbi dhjetëra nxënës dhe profesorë shqiptarë helmohen në Shkup, Alarmi i vërtet
Helmimet serbe të nxënësve shqiptar ka ndodhur sot edhe në shkollën e Çairit në Shkupit.…
By
Redaksia
1 Min Read
Pas përleshjes së refugjatëve me policinë, gjendja stabile në kufirin Maqedoni – Greqi
Situata në kufirin Maqedoni – Greqi mëngjesin e sotëm është stabile dhe e qetë, pas…
By
Redaksia
2 Min Read
DASHURIA PËR NËNËN NATYRSHMËRI
Pozita e prindërve në fe është e lartë. Respekti për ta është në një vijë…
By
Redaksia
3 Min Read
Quhet “terroriste” vetëm pse kishte mbulesë
Një studente myslimane “është pështyrë dhe është quajtur terroriste” teksa po udhëtonte me autobus në…
By
Redaksia
1 Min Read
SHBA: Testi raketor i Iranit paraqitet në OKB
Shtetet e Bashkuara do ta shtrojnë çështjen e testimit të një rakete të Iranit në…
By
Redaksia
1 Min Read
