Gjendet i vdekur në frigorifer fëmija 3 vjeç

Një fëmijë i moshës tre vjeç është gjetur i ngrirë pa jetë brenda në frigoriferin e shtëpisë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në qytetin Kazan.

Fëmija jetonte me dajën dhe të ëmën. Ishte pikërisht nëna e tij që e gjeti trupin e pajetë të vogëlushit brenda në frigorifer, pasi u zgjua për ta kontrolluar në mes të natës.

Sipas hetuesisë, fëmija është futur në frigorifer për lojë dhe pasi ka mbyllur derën, ka vdekur i asfiksuar./albtime/kohaislame

Artikulli paraprakForcat kundërajrore të Rusisë marrin në dispozicion 20 stacione të reja të radarit
Artikulli vijuesKatari e ndihmon Egjiptin me 5 miliardë dollarë