Ushtria izraelite ndalon anijen që është nisur drejt Gazës

Marina izraelite konfirmoi ndalimin e një anijeje finlandeze që kishte në bord militantë pro-palestinezë dhe që transportonte ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës në zbatim të bllokadës së vendosur që në vitin 2007.

Anija finlandeze ”Estelle” ishte nisur nga qyteti i Napolit më 7 tetor e ngarkuar me ndihma, kryesisht ushqime dhe medikamente.

Ajo transportonte dhe pesë deputetë evropianë si Ricardo Sixto Iglesias (Spanjë), Sven Britton (Suedi), Aksel Hagen (Norvegji), Vangelis Diamandopoulos dhe Dimitris Kodelas (Greqi), si dhe ish-deputetin kanadez, Jim Manly.

Sipas një burimi nga ekuipazhi i anijes, ”Estelle” u rrethua nga 6 luftë-anije të ushtrisë izraelite.

Pak më parë, Victoria Strand, zëdhënëse e lëvizjes ”Një anije për Gaza-Suedi, me bazë në Stokholm, kishte konfirmuar se marina izraelite kishte sulmuar anijen.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite konfirmoi ndalimin e anijes ”në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.

”Operacioni u organizua në përputhje me të gjitha ligjet ndërkombëtare dhe direktivat e qeverisë sonë. Pas dështimit të cdo përpjekje për të ndalur anijen që të mbërrinte në Rripin e Gazas, u detyruam të ndërmerrnim operacionin në fjalë”, sipas një komunikate të ushtrisë izraelite, që shtoi se gjatë këtij operacioni nuk pati të lënduar.

Në një operacion të ngjashëm, në maj të 2010 u vranë nëntë aktivistë turq. Ngjarja pasoi me tensione diplomatike mes dy vendeve që krisën dhe bashkëpunimin e dikurshëm./trt/kohaislame

Artikulli paraprakEZANI E CMEND AKTORIN HOLLIVUDIAN LIAM NEESON
Artikulli vijuesAsadi po i frikohet ndonjë atentati, truprojet e tij tanimë janë iranian