Mëngjesin e sotëm një person është gjetur i pajetë në një lokal në Elbasan. Sipas të dhënave të para mësohet se ai është gjetur i vdekur në lokal, por ende nuk ka të dhëna rreth identitetit të tij.
Ata që e kanë parë ashtu të pajetë kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth saj. /albeu