Gjendet personi që kishte humbur që 4 muaj në Ande

Një 58 vjeçar nga Uruguai që ishte shpallur i humbur në malet e Andeve nga muaji maj është shpëtuar.
Ai është dërguar në spital, ku mjekët kanë thënë se ai është i dehidruar, por në përgjithësi është mirë me shëndet, transmeton Rel. Ai thuhet se ka humbur hiq më pak se 20 kg.

Gomez është raportuar i humbur para katër muajsh kur ai udhëtonte me motoçikletë nga Kili për në Argjentinë.

Ai është cituar të ketë thënë se ka provuar ta përfundojë udhëtimin në këmbë pasi motoçikleta e tij ishte prishur, por e kishte humbur orientimin për shkak të të reshurave të mëdha të borës.

Cincugui ka arritur të mbijetojë duke ngrënë sheqer dhe rrush të terur që e kishte marrë me veti. Ai gjithashtu ka thënë se ka pasur raste kur ka ngrënë minj.

Artikulli paraprakEgjipt: 75 gjykatës largohen nga puna për shkak të mbështetjes së Morsit
Artikulli vijuesSulmohet Shërbimi inteligjenti Afganistanit, dhjetëra të vdekur dhe 100 të plagosur