Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u vlerësua e qetë dhe stabile.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.
Ministri Sefaj falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës.
Me këtë rast, Sefaj dhe komandanti i ri i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë më tutje./Lajmi.net/