Kryeministri premton zhvillime në sektorin e energjisë

0
234

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim zëvendëskryeshefin Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT, Ilir Shala, me të cilin bisedoi për zhvillimet në sektorin e energjisë dhe për punët që janë duke u bërë në KOSTT.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për zhvillimet progresive në KOSTT si dhe për sfidat e KOSTT-it në anëtarësimin në ENTSO-E, për shfrytëzimin e linjës interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, si dhe për obstruksionet që po bëhen nga Serbia, në moszbatimin e kushteve që dalin nga marrëveshja për anëtarësim të KOSTT-it në ENTSO-E dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Zëvendëskryeshefi Shala shprehu besimin se bashkëpunimi me Qeverinë do të ketë efekt pozitiv edhe në këtë sektor të ndjeshëm për ekonominë e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria do të ofrojë mbështetjen për këtë sektor, në funksion të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën që ka Kosova për energji elektrike