Gjendja e sigurisë në Kosovë, e qetë dhe stabile

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u vlerësua e qetë dhe stabile.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Ministri Sefaj falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës.

Me këtë rast, Sefaj dhe komandanti i ri i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë më tutje./Lajmi.net/

Artikulli paraprakArta Marku bënë betimin në Kuvend si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në Shqipëri
Artikulli vijuesMaskë ideale për të parandaluar rënien e flokëve dhe për të nxitur rritjen e shpejtë të tyre