Ish komandanti i Forcave Ajrore të Turqisë, gjenerali Akin Ozturk, ka pranuar para prokurorëve se ai kishte një rol në organizimin e grusht shteti në Turqi, pretendon agjencia lajmeve Anadoli, transmeton Indeksonline.
Anadoli pretendon se Ozturk i ka thënë hetuesve se ka vepruar me qëllimin e organizimit të një puçi ushtarak.
Ushtria bëri përpjekje për grusht shteti, gjatë të cilit u vranë të paktën 232 vetë dhe u plagosën rreth 1,400 njerëz të tjerë.