Hidhet bomba 'napalm' në një shkollë në Siri, së paku 10 fëmijë të vdekur

Televizioni britanik BBC gjatë emisionit të tyre “Panorama” kanë treguar disa filmime të pasojave nga një shpërthim në një shkollë në Siri e cila ngjasonte me bombën ‘napalm’.

Nga ky shpërthim kanë vdekur së paku 10 fëmijë, ndërsa një numër i madh kanë mbetur të lënduar nga djegiet. Bomba napalm është e ndalura të përdoret në vende ku ka civil nga Konventa e OKB-ës, pasi shkakton djegie të shkallës së lartë.
Në këto filmime shihen të rritur dhe fëmijë, të cilët ishin me djegie të shkallës lartë, të cilëve u jepnin ndihmën e parë disa mjekë në një spital të improvizuar. Shumica e tyre kanë djegie në 50 përqind të trupit të tyre, njoftojnë gazetarët e BBC-së, transmeton Albtime.
Në mesin e mjekëve të cilët kuronin të plagosurit, ishte edhe mjekja britanike Rola, e cila për BBC-në tha:

“Kemi pasur një numër të madh pacientësh me djegie të shkallës lartë, të cilat ngjasojnë me ato që shkaktohen nga bomba napalm”. Ajo shtoi se në kaosin në të cilin gjendet ky vend është shumë e vështirë të vërtetohet se çka ka ndodhur në të vërtetë./albtime/kohaislame

Artikulli paraprakSkype po zhvillon mundësinë për video biseda në 3D
Artikulli vijuesHTC planifikon të zhvillojë sistem të ri operativ