GJENEVË – PILLAY AKUZON QEVERINË E SIRISË PËR KRIME KUNDËR NJERËZIMIT

Komisionerja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay i kërkoi edhe një herë Damaskut t’i japë fund sulmeve kundër civilëve në Siri duke akuzuar qeverinë për krime kundër njeriut.

“Qeveria e Sirisë duhet të ndërpresë menjëherë përdorimin e armëve të rënda dhe bombardimet në zonat e banuara, sepse veprime të tilla janë të ngjashme me krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës”, deklaroi Pillay në hapjen e seancës së 20-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB./trt/kohaislame

Artikulli paraprakGripi
Artikulli vijuesTony Blair arriti në Kosovë