Gjenevë, rrahje mes të burgosurve shqiptarë dhe afrikan

0
191

Burgjet multietnike në Zvicër si duket vetëm sa sjellin vështirësi për administrimin e tyre. Kohëve të fundit, konfliktet mes shqiptarëve dhe afrikanëve vetëm sa shtohen. Kështu edhe mesjavën e kaluar në burgun “Champ Dollon” në Gjenevë ndodhi një rrahje dhe konflikt masiv midis të burgosurve shqiptarë dhe afrikanë, edhe ate gjatë kohës së shpërndarjes së ushqimit – darkës, Por pas rrahjes, gardianët arritën të shuajnë situatën.

Të nesërmen, të dyja palët ranë prapë në grindje gjatë shëtitjes në brendësi të burgut ku dhjetëra nga të dyja palët u lënduan dhe morën ndihmën mjekësore.

Për 23 të burgosur nga të dyja palët janë vënë sanksionet ( mbyllje në qeli si dhe heqja elementeve plotësuese). Administratat e burgut shpjegon se nuk është hera e parë që ka grindje të tilla.

“Të burgosurit shqiptar kanë krijuar klanet e tyre kudo në burgje gjë që edhe afrikanët tentojnë të kenë një klan të tillë…dhe për këtë vjen deri tek konflikti mes dyja klaneve” shpjegon Constatin Franziskakis drejtor i burgut. (Antonio Martini/INA)/kohaislame