Greqi, po shiste foshnjën 3 muajshe për 10 mijë euro, pranga shqiptarit

Policia greke arrestoi një shtetas shqiptar pasi po tentonte të shiste një fëmijë. Mediat greke shkruanin se një djalë i kequshqyer vetëm 3 muaj e gjysmë do të shitej për 10 000 euro, nga dy persona në zonën e Patrës.

Në duart e autoriteteve kanë rënë deri tani një austriak 36-vjeçar dhe një rom 35 vjeç, nga Shqipëria ndërsa po kryehen hetimet për të identifikuar prindërit biologjikë të foshnjës.

Një oficere policie femër është prezantuar si një blerëse potenciale dhe të dyja palët ranë dakord që shkëmbimi të kryhej sot, kur efektivët e policisë vendosën të ndërhynin.

Foshnja kishte shenja të dukshme të kequshqyerit dhe u dërgua në spital. /shqiptarja/kohaislame

Artikulli paraprakGjenevë, rrahje mes të burgosurve shqiptarë dhe afrikan
Artikulli vijuesKosova kthehet me Medale nga Kampionati Botëror për Fëmijë