Sauditëve u ndalohet ne ligj të luftojnë jashtë shteti

Shtetasit e Arabisë Saudite të cilën luftojnë në konflikte jashtë shtetit, do të ndiqen penalisht dhe burgosen nga 3 në 20 vjet burg, sipas një ligji të ri, i cili u promovua të hënën.

Në bazë të ligjit të ri, të cilin e nxori mbreti Abdullah, anëtarësimi ose mbështetja në grupet ideologjike ose ekstreme fetare, po ashtu do të dënohet me burg, transmeton Rel.

Por në këto raste, sipas legjislacionit të ri, dënimi mund të shkoj deri në 30 vjet burgim, po që se vërtetohet fajësia e të akuzuarve.

Autoritetet saudite tash një kohë kanë shfaqur brengën e tyre për pjesëmarrjen e shtetasve të tyre në luftën e Sirisë. 

/kohaislame

Artikulli paraprakTakohen myftiu Tërrnava dhe ministiri Gashi
Artikulli vijuesGjenevë, rrahje mes të burgosurve shqiptarë dhe afrikan