Nëntëvjeçari shqiptar nga Montreali Kanada, Kevin Bajraktari, djali i doktor Andi Bajraktari nga Shkodra, ka dalë kampion provincial në Quebec Kanada, në konkursin e matematikës THALES për vitin 2016, shkruan gazeta Dita.
Kevin Bajraktari, gjithashtu, përfundoi ndër 15 të parët nga më shumë se 6000 pjesëmarrës në konkursin kombëtar të Kanadasë në këtë konkurs për vitin 2016.
Ky konkurs (THALES), i cili është projektuar për fëmijët e klasave të 3-ta, është organizuar nga Qendra e Konkurseve te Matematikës në Amerikën e Veriut, e cila përgatit disa nga garat të nivelit me të lartë të matematikës në Amerikën e Veriut.
Që nga viti 1990, më shumë se 1 000 000 studentë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në këto konkurse.