GJEOPOLITIKA E FRANCËS

POZITA GJEOGRAFIKE: Franca (551 602 km2) ndodhet në zonën e butë, në Meridianin e Grinuiçit, gjatësi 0 gradë, me 43° deri 50° gjerësi veriore. 

POPULLSIA: 65,35 milionë më 1 janar 2011, bashkë me kolonitë, ose 10 milionë më tepër sesa në vitin 1982, me një normë të fertilitetit ndër më të lartat në Evropë. Franca është vendi i dytë në Bashkimin Evropian për nga madhësia e popullsisë pas Gjermanisë. 

KRYEQYTETI DHE QYTETET E MËDHA: Qyteti më i populluar: Parisi me rreth 2,25 milionë banorë, i ndjekur nga Marseja me 850 602, dhe Lioni me 479 803. Rajoni më i populluar është Ile-de-France, rajon i Parisit, me 11,7 milionë banorë. 

KOLONITË: Franca ushtron sovranitetin e saj mbi disa rajone koloni: 

– Pesë departamente, DOM: ishujt Antile të Guadalupës dhe Martinika, Guajana franceze, ishulli i Reunionit dhe ai i Majotës, në Oqeanin Indian. 

– Komunitetet: Polinezia franceze, ishujt Uallis dhe Futuna, Shën Pierre dhe Miklon, Shën Martin, Shën Bartolomeu. 

– Një komunitet i veçantë: Kaledonia e Re, ku një referendum për futjen e sovranitetit të plotë pritet të bëhet gjatë periudhës 2014 dhe 2018. 

BESIMI FETAR: Katolicizmi mbetet dukshëm feja kryesore në Francë, që përfshin gjithashtu komunitetet më të rëndësishme myslimane dhe çifute në Evropë: të paktën katër milionë persona për të parën, sipas Ministrisë së Brendshme, dhe më tepër se 500 000 anëtarë për të dytën, sipas instancave përfaqësuese të Judaizmit. 

HISTORIA: Më 20 shtator, 1792, Revolucioni Francez hoqi monarkinë në vend që prej tetë shekuj dhe shpalli Republikën më 22. Pas Revolucionit dhe Perandorisë së Napoleonit, monarkia u rivendos në vitin 1815, megjithatë, deri në Republikën e Dytë (1848), që u bë Perandoria e dytë në vitin 1851 deri me rënien e saj dhe restaurimin përfundimtar të Republikës në vitin 1870. 

INSTITUCIONET: Republika e V aktuale që nga viti 1958. Që nga viti 1962, Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë. Për pesë vjet në vend të shtatë vjetëve, që nga viti 2002. Ai emëron kryeministrin, i cili formon qeverinë. 

Parlamenti përbëhet nga dy dhoma: Asambleja Kombëtare, e zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë çdo pesë vjet, që ka përparësi mbi të Senatin, i zgjedhur me votim indirekt për gjashtë vjet, që rinovohet gjysma çdo tre vjet. 

Presidenti i Republikës, Nicolas Sarkozy u zgjodh më 6 maj 2007 me 53,06 për qind të votave kundrejt socialistes Segolene Royal 46,94 për qind të votave. 

EKONOMIA: 

– Norma e papunësisë: ajo varion nga 10 për qind në fund të vitit 2011 me 9,8 për qind, punësimi mbetet shqetësimi kryesor i francezëve. 

– Rritja ekonomike: Franca doli nga një vit recesioni në tremujorin e dytë të vitit 2009 dhe që në atë kohë ajo nuk u kthye më, edhe pse rritja shpesh ka qenë shumë e butë. 

– Inflacioni: +2,3 për qind për një vit në muajin shkurt të vitit 2012 +2,7 për qind në zonën euro. 

– Deficiti publik: 5,2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2011 dhe një borxh publik arriti një rekord prej 85,8 për qind të PBB-së. 

– Të ardhurat për banorë: 26,760 euro në vitin 2011 (Banka e Francës) kundrejt 27,060 për zonën e euros. 

– Bujqësia: në vitin 2011, përfitimi i këmbimeve agroushqimore franceze arriti një rekord, deri në 11,6 miliardë euro, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të drithërave, të verës dhe të alkoolit. Franca mbetet vendi i parë bujqësor në Bashkimin Evropian. 

Në vitin 2010, më tepër se 966,000 persona punonin në mënyrë të përhershme në fermat në kundrejt 1.3 milionë në vitin 2000, -26 për qind. 

FORCAT E ARMATOSURA: Mbrojtja punësonte deri në fund të vitit 2010 në Francë rreth 315,000 persona, 240,000 ushtarakë dhe 75,000 civilë, një efektiv në rënie të vazhdueshme.

Artikulli paraprakÇohu i kërkon PDK-së të sqarojë pretendimin për shpifje
Artikulli vijuesIZRAELI DO TË SHTOJË NUMRIN E OPERACIONEVE SEKRETE