Gjergj Dedaj nuk i shlyen obligimet për qira e shërbime publike

Mbi tri mijë euro e ka futur në borxh Gjergj Dedaj një qytetar të Prishtinës. Gjithë kjo shumë parash është faturuar në emër të Arif Kaqiut për telefon, ngrohje, rrymë, ujë dhe bërllok.

Pos kësaj Dedaj i ka mbetur borxh atij edhe katër mijë euro për qiranë e një banese në bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë që e kishte shfrytëzuar shumë vjet për Partinë Liberale që drejton ai.

Tash kur Kaqiu nuk po mund ta nxjerrë borxhin nga Dedaj dhe nuk po mund ta detyrojë atë të paguajë obligimet komunale që sipas kontratës ishte i obliguar të paguante, e ka paditur për të dytën herë Dedajn në Gjykatën Komunale në Prishtinë./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPacolli paralajmëron dorëheqjen nga Qeveria
Artikulli vijuesPërgjigje e “Kohës Ditore” akuzave të ambasadorit Dell: Lexojeni edhe një herë Human Rights Watch