Premton komunën e Mitrovicës veriore

Në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Vetëqeverisjen Lokale “Forcimi i Qeverisjes Lokale Përmes Promovimit të Vlerave Evropiane”, kryeministri i Kosovës.

Hashim Thaçi, duke folur për integrimin e komuniteteve në shoqërinë kosovare përmes decentralizimit, ka thënë se ky proces ka sfida duke përmendur krijimin e komunës së Mitrovicës veriore, por ka shprehur besimin që një gjë e tillë do të ndodh.
Shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës ka përmbyllur me sukses mbikëqyrjen e pavarësisë. Sipas tij, përmbyllja me sukses i këtij procesi është i një rëndësie të veçantë dhe historike, posaçërisht për Republikën e Kosovës si shtet i ri i ndërtuar mbi bazën e shumetnicitetit me përkushtim maksimal ndaj respektimit të drejtave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Për më tepër, ai ka shtuar se pjesë e pandashme e projektit të shtet ndërtimit dhe të vizionit të Kosovës shumetnike ka qenë suksesi i decentralizimit i cili ka arritur qëllimin e tij për pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrje që është element thelbësor i demokracisë.

Ai ka përmendur edhe sfidat që i ka Kosova, siç është krijimi i Mitrovicës veriore, i cili edhe pse nuk ka përmendur ndonjë datë se kur do të krijohet kjo komunë, ai ka shprehur besimin që një gjë e tillë do të ndodh.

“Sidoqoftë edhe në këtë proces të gjithë e dimë se kemi sfida të tjera. Pra krijimin e komunës së Mitrovicës veriore, por kam besim se edhe kjo komunë do të krijohet shpejt dhe gjithmonë duke pasur edhe suksesin e integrimit të komunitetit në veçanti të komunitetit serb në jug, por edhe komuniteteve tjera në përgjithësi. Një sfidë tjetër që duhet të adresojmë në të ardhmen e afërt është komunikimi i institucioneve të Kosovës me komunitetin në veri. Prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës në maj të këtij viti ka hapur Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës”, ka thënë kryeministri.

Ndërsa, Samuel Zbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë, tha se do të vazhdojë të mbështes tutje perspektiven evropiane të Kosovës, duke shtuar se dhe qeverisja e mirë këtu është nocioni kryesor.

Por ai ka kërkuar që qeveritë lokale të jenë më të fuqishme, në mënyrë që të ofrohen të gjithë qytetarëve shërbime më të mira.

Ai ka dhënë edhe një mesazh, që sipas tij pushteti lokal të jap liri, të drejt edhe përgjegjësi këshilltarëve të zgjedhur lokal, pasi kjo është vlerë evropiane dhe ata duhet të i shërbejnë popullit.

Mbështetje për zhvillim të qeverisjes lokale dha edhe ambasadorja amerikane, Tracy Jackobson, i cila tha se qytetarët duhet të involvohen më shumë dhe të dëgjohet zëri i tyre.

“Përmes USAID do të punohet që qytetarët të involvohen në planifikimin e buxhet planeve, dhe të sigurohemi që zëri i qytetarëve po dëgjohet kur komunat hartojnë prioritetet”, ka theksuar Jackobson.

Ndërkohë ministri i pushtetit lokal, Slobodan Petrovic tha se decentralizmi ka ndikuar në krijimin e komunave të reja, si dhe krijimin e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës.

Konferenca me temën “Forcimi i qeverisjes lokale përmes promovimit të vlerave Evropiane”, do të mbahet për dy ditë rresht në Prishtinë. Në kuadër të konferencës do të organizohet edhe Panairi i Komunave.kohaislame

Artikulli paraprakGabimet fatale të recetave të shkruara me dorë
Artikulli vijuesPa viza në vitin 2014