Gjermani, rrufeja vret 3 lojtare golfi

BERLIN-Tre gra kanë vdekur nga goditja e rrufesë në qytetin gjerman Korbach, kurse një tjetër është transportuar për në spital dhe është në gjendje kritike, njoftoi policia lokale.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të policisë, gratë me moshë nga 41 deri në 67 vjec ishin duke luajtur golf por në ato momente kishte nisur stuhia që sa vinte dhe përkeqësohej.

Për shkak të shiut të madh, ato u strehuan në një shtëpi nga druri, por rrufeja goditi pikërisht atë shtëpizë.

(d.b/BalkanWeb)kohaislame

Artikulli paraprakGjenevë: Mbahet takimi për krizën në Siri
Artikulli vijuesAfrimi gradual drejt dënimit (Istidraxh)