Gjermania padit Markun: Facebooku po nxit urrejtje

Kjo është një padi bombastike. Për herë të parë, drejtësia gjermane padit gjigandin amerikan Facebook.

Prokuroria e Munihut, sipas informacioneve të Spiegelit, ka paditur gjigandin e internetit pasi e akuzon për nxitje urrejtje.
Nën akuzë janë themeluesi dhe shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg; drejtuesja e kompanisë, Sharyl Sandberg; shefi për Evropën, Richard Allan; dhe kolegia nga Berlini, Eva-Maria Kirschsieper.

Në padi thuhet se Facebook ka toleruar thirrjet për vrasje, kërcënime, dhunë, mohimin e Holokaustit dhe të tjera vepra kriminale.

Facebook është i detyruar që të heq përmbajtjet e paligjshme nga ana e tij, kur merr dijeni për diçka të tillë.

Por, në padi paraqitet një listë me raste, kur sipërmarrësi nuk i ka fshirë materialet e urrejtjes, edhe pse është njoftuar.

Prej kohësh FB është subjekt kritikash të forta për shkak se nuk e trajton siç duhet gjuhën e urrejtjes.

Artikulli paraprakXhamia Hajdar Kadi në Manastir hapet pas 104 vitesh
Artikulli vijuesNë Stanovc, gruaja digjet brenda shtëpisë