Në Stanovc, gruaja digjet brenda shtëpisë

Nga zjarri që ka përfshirë një shtëpi në fshatin Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, ka humbur jetën një grua e moshuar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar për KosvaPress ngjarjen tragjike.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore janë në vendin e ngjarjes”, ka theksuar Zahiti.

Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit, kurse nga zjarri lëndime kanë marrë edhe disa anëtarë të familjes të cilët ndodheshin brenda shtëpisë kur ka shpërthyer zjarri.

Artikulli paraprakGjermania padit Markun: Facebooku po nxit urrejtje
Artikulli vijuesPortieri dhe trajneri i Koresë Veriore suspendohen 1 vit se “pranuan gol qëllimisht”