Gjermania ka rritur numrin e trupave ushtarake, këtë e bënë për herë të parë në një çerek shekull që nga fundi i Luftës së Ftohtë në vitin 1990.
Bundeswehri pritet që në shtatë vitet e ardhshme të rritë numrin në 14,300 ushtarë, plus 4,400 civilëve në shërbimin ushtarak, tha Ministri i Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.
“Ky përforcim është i nevojshëm duke pasur parasysh situatën aktuale, rritja e tensioneve me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë, si dhe disa misione që duhet të kryhen nga ushtria”, tha ministri.
Gjermania është në përpjekje për të forcuar praninë e saj në NATO e sidomos në kufirin lindor të Rusisë, raporton AFP.
Bundeswehri ka vendosur gjithashtu që trupa në Mali, si pjesë e Misionit të Kombeve të Bashkuara të jenë edhe në zbatimin e marrëveshjes së paqes mes qeverisë dhe rebelëve në vendet në perëndim të Afrikës, transmeton Indeksonline.
Gjermania i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik në Irak dhe Siri.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjermania ka pasur 178.000 trupa, dhe në vitin 2011 ajo arriti një maksimum prej 185.000 ushtarësh.
Numri i ushtarëve gjermanë u reduktua në mënyrë drastike pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Në vitin 1990, numri i trupave ishte 585.000.
Agjencia njofton se një deklaratë zyrtare në forcimin e Ushtrisë, Berlin veproi në përgjigje të thirrjes së Shteteve të Bashkuara si anëtarët e NATO-s, tw cilat thanë se duhet shpenzuar më shumë në mbrojtje.
Presidenti amerikan, Barak Obama i ka dërguar një peticion në prill gjatë një vizite në Gjermani, ku ai kritikoi Evropën se nganjëherë nuk e merr shumë parasysh mbrojtjen e tyre.