Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë bën apel për dialog në Afrikën Qendrore

Lidhja Botërore e Dijetarëve Myslimanë u bëri apel për dialog grupeve myslimane dhe të krishtera në Republikën e Afrikës Qendrore.

Në komunikatën e lëshuar nga Unioni thuhet se qeveria e Afrikës Qendrore është përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve myslimanë dhe të krishterë dhe për gjakderdhjen në këtë vend.

Unioni deklaron se është e domosdoshme sigurimi i tolerancës dhe konsensusit si dhe ndërtimi i një dialogu konstruktiv ndërmjet grupeve, ndërsa shpreh gatishmërinë për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut.

Në Afrikën Qendrore myslimanët vriten dhe nxirren nga shtëpitë e tyre përpara syve të botës, thekson Unioni përmes komunikatës, e cila kërkon nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) të vihen menjëherë në veprim dhe të ndërhyjnë urgjentisht ndaj ngjarjeve të dhunshme ndërmjet grupeve të krishtera dhe myslimane në Afrikën Qendrore.

Artikulli paraprakOKB kritikon Arabinë saudite për lirinë e aktivistëve politik
Artikulli vijuesKE kundërshton kërkesën e Google