Gruaja nxjerr gurë në vend të lotëve, mjekët nuk dinë ta kurojnë

Një grua kineze, në vend të lotëve nxjerr gurë. Duket absurde, por kështu ndodh. Ding Aihua, vazhdimisht prodhon gurë të vegjël nga sytë e saj. Për herë të parë, gruaja është përballur me fenomenin në fjalë përpara 7 vjetësh dhe që nga ai moment, nuk është ndalur më. Edhe pse është konsultuar me specialistë të shumtë, në të gjithë vendin, askush nuk ka arritur që t’i japë një kurë efikase, për të zgjidhur problemin e saj.

Përkundrazi, gruaja pranon se kur ajo dhe burri i saj shkojnë në spital, personeli shëndetësor, shpesh i merr për të çmendur dhe nuk iu beson historisë së tyre. Por pas vizitës, të gjithë e besojnë.

“Na trajtojnë si të sëmurë mendorë- ka komentuar burri i gruas, Liang Xinchun -. Ky problem i madh i jep dhimbje të tmerrshme gruas sime. Gurët janë të vështirë për tu nxjerrë”, e mbyll rrëfimin burri.

2 3 4

Artikulli paraprakGabimet që bëjmë për shkak të lodhjes
Artikulli vijuesTë depresionuar dhe ju me buzëqeshje fallco, mos i ndrydhni ndjenjat, ja zgjidhja