Gjermania ka refuzuar kërkesën e Greqisë për formimin e një këshilli i cili do të shqyrtonte pagesën e dëmeve të shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur qeveria naziste pushtoi Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Schaefer pas takimi të ministrave të jashtëm gjerman dhe ati grek, të mbajtur sot në Berlin, tha se vendi i tij refuzon kërkesën e Greqisë. “Për ne kapitullin mbi pagesën e dëmshpërblimeve të luftës politikisht dhe ligjërisht është i mbyllur, ishte përgjigja e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë” tha Schaefer. Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias u takua me homologun e tij gjerman, Steinmeier dje, një ditë para vizitës zyrtare të kryeministrit grek në Berlin.
Kotzias dje në një intervistë me të përditshme gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, përsëriti se Greqia kërkon pagesën dhe formimin e këshillit të përbërë nga ekspertë grekë dhe gjermanë për të hapur diskutime racioanle për çështjet e diskutueshme. Schaefer tha se të dy ministrat nuk ishin dakorduar rreth kësaj çështjeje, por se ata kishin një takim shumë të gjatë dhe të mirë, gjatë të cilit ranë dakord që të vazhdojnë të punojnë për mirëkuptimin e ndërsjellë dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth do të udhëtojë në Athinë në ditët e ardhshme për të diskutuar përmirësimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, tha Schaefer.
Qeveria e Gjermanisë disa herë shprehu qëndrimin e saj se çështja e dëmshpërblimeve të luftës është zgjedhur në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara më parë. Por Tsipras javën e kaluar tha se Gjermania Greqisë duhet t’i paguaj rreth 162 miliard euro.
Udhëheqësi i partisë radikale majtiste SYRIZA është duke negociuar me kreditorët evropiane, për reformat ekonomike ashtu që Greqia të tejkaloj krizën e borxheve. Në rast se Banka Qendrore e Evropës këtë muaj nuk e paguan këstin në kuadër të programit të ndihmës financiare, Greqia mund të mbetet pa para.