Me mbylljen e kalimit për refugjatë në kufirin maqedonaso-grek dhe vendosjen e gardhit, shtohen përpjekjet për kalimin ilegal të kufirit – tha ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski i cili sot ishte për vizitë të njësive të ARM-së, të stacionuar në kufi,raporton Alsat-M.
“Sipas një vlerësimi sipërfaqësor ky angazhim voluminoz në kufi deri në fund të vitit do të na kushtojë rreth tetë milionë euro të paparashikuara”, deklaroi Zoran Jolevski, Ministër i Mbrojtjes.
Ndërkaq, në kampin në Idomeni në anën greke gjenden mbi 10 mijë refugjatë të cilët refuzojnë të barten në ndonjë nga kampet tjera brenda territorit të Greqisë.