Egjipti thotë se kërkimet për varrin e Mbretëreshës së famshme Nefertiti, kanë treguar gjurmë të një materiali organik brenda hapësirave boshe mes dy mureve në varrin e Tutankhamunit, transmeton TCH.
Ministri i antikiteteve tha se skanet me radarë të kryera në nëntor tregonin gjurmë të ndryshme pas mureve. Një skanim më i avancuar do të kryhet këtë muaj për të konfirmuar nëse hapsirat boshe janë në fakt dhoma. Një egjiptolog britanik beson se Nefertiti është varrosur atje.
Nefertiti mbretëroi në shekullin e 14 para Krishtit dhe mund të ketë qenë nëna e Tutankhamunit. Varri i tij u zbulua në vitin 1922 nga arkeologu britanik Hauard Carter.
Duke bërë publike rezultatet e skanimeve të nëntorit, ministri i Antikiteteve, Mamdouh el Damaty, tha se ishte zbuluar prania e dy hapësirave boshe pas dy mureve të dhomës së varrit. Mendohet se pas mureve ka materiale të ndryshme, metalike dhe organike.
“Për Egjiptin ky është një zbulim shumë i madh, ndoshta zbulimi i shekullit. Është shumë e rëndësishme për historinë e Egjiptit dhe të gjithë botës”,, tha ai.
Egjiptologu britanik, Nikolas Reeves, beson se trupi i Titankhamunit, që vdiq 3 mijë vjet më parë në moshën 19-vjeç, mund të jetë vendosur në dhomën e jashtme të atij që fillimisht ishte varri i Nefertitit. Ai mendon se Nefertiti mund të jetë e varrosur po aty, pas ekzaminimit të skanimeve të varrit, në luginën e mbretërve në Luksor.
Varri i Titankhamunit, ishte më i paprekuri i zbuluar ndonjëherë në Egjipt. Rreth 2 mijë objekte u gjetën brenda tij. Por pamja e tij ka qenë një pazëll për shumë kohë. Në mënyrë të veçantë, kishte shumë pikëpyetje përse ai ishte më i vogël se varret e faraonëve të tjerë. Britaniku Reeves beson se ka gjurmë në dizajnin e varrit, që tregojnë se ai ishte ndërtuar për të mbajtur trupin e një mbretëreshe.