GJUHË E URREJTJES SE GANI MEHMETAJ
E shihni se çfarë mllefi nxjerr ky njeri nga goja e tij kundër muslimanëve, ndërsa ajo që nuk shfaqej jashtë e cila është në zemër është edhe më e madhe kundër Islamit dhe Muslimanëve, saqë jam i bindur se këta tipa po të kishin pushtet na kishin kryqëzuar dhe masakruar.
Do ishte e drejtë në mënyrë paralele që nëse luftohet ektremizmi, në anën tjetër të luftohet edhe gjuha e urrejtjes e Anti Islamistëve.
Shikoni fjalët e Gani MEHMETAJ në artikullin e fundit:
“…shpellarët e Anadollit,
“…beduinët e shkretëtirës në shekullin XXI u bën model jetese për një pjesë të shqiptarëve tru shpërlarë…”
“… t’i nxirrnin me shqelma hoxhallarët..”
“…Por të ne askush nuk i arrestoi hoxhallarët që nxiten kopenë e besimtarëve që ta ” falin bajramin e ardhshëm në Katedralen shqiptare”..”
“…Hoxhallarët dhe emisarët nga Anadolli e shkretëtira arabe sillën si ujqër në tokat shqiptare, kurse besimtarët që i dëgjojnë këta hoxhallarë dhe nuk i nxjerrin ME SHQELMA JASHTË, fatkeqësisht po sillën si delet, ulin kokën e heshtin, në vend të kundërshtojnë…”
“…Sa herë gënjejnë disa hoxhë kur thonë kinse në luftën atdhetare, apo të UÇK-së, paskan marr pjesë myslimanët. Asnjë mysliman nuk mori pjesë në luftën tonë….”
E shihni se çfarë mllefi nxjerr ky njeri nga goja e tij kundër muslimanëve, ndërsa ajo që nuk shfaqej jashtë e cila është në zemër është edhe më e madhe kundër Islamit dhe Muslimanëve, saqë jam i bindur se këta tipa po të kishin pushtet na kishin kryqëzuar dhe masakruar, mirpo ne me gjithë këto sulme do të qëndrojm të palëkundur duke bërë DURIM, MATURI dhe SYÇELËSI në promovimin e Islamit Autentik, larg dhunës dhe çdo mjeti që shkakton dhunë sepse armiqtë e Islamit e dëshirojnë pamaturinë tonë për të na sulmuar, andaj mos bini pre e provokimeve të tilla sepse pas vështërsisë vie lehtësimi me lejen e Zotit.
Sulmet e mëdha që po i bëhen Islamit dhe Muslimanëve JANË shenjë se Islami dhe muslimanët po bëhen faktor andaj edhe sulmet do të ashpërsohen-i përgëzoj hoxhallarët që janë të matur megjithë sulmet që po na bëjnë. – via Ergin Shala