Katër gra dhe një burrë janë arrestuar me dyshimin se kanë mashtruar një familje në Bllacë të Suharekës.
Ata kishin shkuar të dielën në lagjen Zekolli të këtij fshati dhe duke u paraqitur si fallxhinj i kishin marr stoli ari në vlerë prej 2500 euro.
Sipas policisë rajonale në Prizren, këta mashtrues në këmbim për parashikimin e fatit u morën një zinxhir të artë, dy palë vathë, një byzylyk prej ari, tri unaza të arta dhe një unazë zbukuruese jo e artë.
“Të gjitha këto sende policia i ka sekuestruar në një shtëpi në rrugën “Faredin Hoti” në Prizren e cila ishte marrë me qira nga të dyshuarit të cilët po banonin ilegalisht për një kohët gjatë”, raporton policia.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit 48 orësh.
Gjatë vitit të kaluar në rajonin e Prizrenit janë raportuar mashtrime të këtij lloji të cilat kapin vlerën mbi 10.000 euro./Indeksonline/
You Might also Like
Haziri: Gjilani ka mundësi bashkëpunimi me Turqinë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e…
By
1 Min Read
QKUK: Ndihmë mjekësore kërkuan 170 të lënduar
Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës bëhet e ditur se ditën e djeshme, më…
By
2 Min Read
Gazetarja Egnesa Vitia flet për mashtrimin nga udhëheqësia e “Insajderit” (VIDEO)
Ish-punonjësja e gazetës online ‘’Insajderi’’ dje pati deklaruar përmes një shkrimi në llogarinë e saj…
By
1 Min Read
Një kontingjent i FSK-së në marshin tradicional në Holandë
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Kadri Kastrati së bashku më zëvendëskomandantin…
By
3 Min Read
Vjen reagimi i Shpend Ahmetit pas sulmit nga huliganët maqedonas – ja çfarë thotë ai!
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, babai i futbollistit Valon Behrami, Ragip Behrami, dhe…
By
4 Min Read
14 policë të dyshuar për seks me të miturat
Numri i policëve të dyshuar në aferën e seksit me të mitura, në Suharekë, nga…
By
1 Min Read
