Prekaz – Baca Rifat JASHARI me Hoxhë Shefqet Krasniqi dhe Hoxhë Fatmir Latifi

Vizitë Ekskluzive në Prekaz: Në gurthemelin e Vlerave. Sot me 13. 03.2016 në Prekazin Historik e vizituan dy personalitete të dalluara të Republikës së Kosovës. Dy ish-ushtarë të devotshëm të UÇK-së dhe veteranë të luftës, fjala është për dy hoxhallarët dhe aktivistët e dalluar në shërbim të popullit e atdheut, hoxhë Prof. Dr. Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifaj. Këta dy hoxhallarë të nderuar vizituan familjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjen Jashari ku u pritën ngrohtësisht nga kryefamiljari Bacë Rifat Jashari.

Bacë Rifat Jashari falënderoi hoxhallarët për vizitën e po ashtu edhe për kontributin që këta të fundit po japin me përkushtim të rrallë për fe e atdhe.

Dr. Shefqet Krasniqi nga ana e tij e falënderoi Bacë Rifat Jasharin për kontributin që dha kjo familje legjendare si gjatë luftës po ashtu edhe gjatë paqes, në veçanti për unitetin e popullit dhe deklaratat frymëzuese që faktori politik, fetar e social të jenë sa më unik për të mirën e vendit dhe popullit.
Bacë Rifat Jashari duke qenë i mirinformuar nuk la pa e uruar hoxhë Fatmir Latifajn për lindjen e djalit të cilin me krenari e emërtoi sipas emrit dhe mbiemrit të Komandantit Legjendar, ADEMJASHAR Latifaj.

Pas vizitës në familje hoxhallarët e nderuar vizituan edhe Kompleksin Memorial respektivisht Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz ku u lutën për të rënët që Allahu t’i shpërblejë me Xhenet për kontributin dhe sakrificën e madhe që bënë.983708_801051763358396_909600864007522705_n 1977279_801051766691729_6473262596017739047_n 10002927_801051760025063_6739951424452452496_n

Artikulli paraprakAnkara – 27 të vdekur në një sulm me autobombë
Artikulli vijuesJagland reagon për sulmin terrorist në Ankara