Gjykata lejon ndërtimin e xhamisë, hudhet padia

Gjykata Themelore në Pejë me aktvendimin nr. 641/15 ka hedhur poshtë padin e qytetarës Dinore Lajqi e cila kishte paditur Bashkësinë Islame në Pejë duke kërkuar ndalimin e ndërtimit të xhamisë në Vitomericë. Në aktevendim thuhet se Gjykata shpallët inkompetente për të vendosur për këtë rast, andaj i lejohet Bashkësisë Islame qe të vazhdoj me ndërtimin e objektit.
Ndërtimi i kesaj xhamie kishte shkaktuar shumë probleme ndërmjet banorve të asaj zone, po ashtu edhe ndërmjet Kryetarit të Komunës Gazmend Muhaxherit dhe Drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Pejës Sali Lajqi. Ky i fundit kishte kundërshtuar nënshkrimin e lejës ndertimore me arsyetimin së ndertimi i kesaj xhamie është ne kundershtim me Ligjin për Ndertim dhe aktet e tjera normative. Pas shumë përplasjesh, ishte Kryetari i Komunës ai që vendosi të nënshkruaj lejen e ndertimit pa pyetur fare të thirrurin zyrtarë për ta kryer këtë punë transmeton elajm.

Më poshtë gjejeni të bashkangjitur edhe kopjen e vendimit:

Padia

Artikulli paraprakKopja juaj e Kuranit mund të jetë shkruar nga ky njeri
Artikulli vijuesFranca nis fluturimet e para të zbulimit në Siri