Gjykata sot vendosë për vazhdimin e paraburgimit ndaj Azem Sylës

Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, ka bërë me dije se sot Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë për lirimin apo vazhdimin e paraburgimit për klientin e tij.

“Pas caktimit të paraburgimit ndaj Azem Syla, më 29 prill 2016 dhe pas kalimit të afatit prej katër muajsh, Gjykata do të mbajë seancë të veçantë për të vendosur për kërkesën e prokurorit të EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit ndaj Azem Syla dhe të tjerëve edhe për tre muaj të ardhshëm”, ka shkruar Tomë Gashi në facebook.

“Mbrojtja e Azem Sylës beson se këtë herë nuk do t’i vazhdohet paraburgimi ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ngaqë nuk ka asnjë arsye ligjore për këtë”, ka thënë ai.

“Vazhdimi i paraburgimit mund të konsiderohet vetëm si dënim ndaj z.Azem Sylës dhe jo si masë ligjore, pasi që Prokurori deklaron se i ka të gjitha provat me shkrim në këtë çështje…”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook.

Artikulli paraprakTentim grushteti në Turqi si inspirim për një projekt filmik
Artikulli vijuesTurqia fillon sot procedurat për lirimin e 38 mijë të dënuarve