OJQ-të maqedonase: Jemi kundër që të mos ndërtohen xhami njëjtë si ndërtohen kisha

Platforma kundër gjuhës së urrejtjes reagoi ndaj iniciativës së djeshme për organizimin e protestave kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë dhe i ftoi institucionet që të ndërmarrin masa adekuate

“Gjatë ditës së djeshme në rrjetin social në Facebook u shpërnda një tekst diskriminues si ky: Protesta kundër islamizimit të Kriva Pallankës, e premte, 6.11.2015, 13:30 min në urën solarski. Në fund të tekstit me shenjë të kuqe janë shlyer pesë xhami.
Platforma kundër gjuhës së urrejtjes e gjykon gjuhën që shfrytëzohet në këtë tekst dhe vlerëson se ai përfaqëson gjuhë të urrejtjes i cili nxit urrejtje dhe mos durim mbi baza fetare. Në rrjetet sociale dhe në media tashmë po hetohen reagime të qytetarëve të nxitur nga gjuha e këtillë”, informuan nga Platforma të cilën e përbëjnë Komiteti i Helsinkit, Fondacioni Metamorfoziz, Instituti maqedonas për media,, Paktis-Prilep dhe Civil, transmeton zhurnal.mk
Nga platforma thuan se iniciativa është nxitur nga deklarata diskriminuese e kryetarit të Kriva Pallankës.
“Shpërndarja e këtij njoftimi paraqitet si reagim i nisjes së ndërtimit të një kishe ortodokse para ndërtesës së Komunës së Kriva Pallankës, për të cilën kryetari i komunës, Arsenco Aleksoski, në një pres konferencë deklaroi se ka lejen adekuate, edhe pse për disa këshilltar kjo gjë është kontestuese.
Në fjalimin e tij, kryetari informoi se ndërtimi i kishës ortodokse ose objekteve tjera fetare nuk paraqet thyerjen e të drejtave dhe ndjenjave të bashkësive tjera fetare, duke theksuar se përderisa ai është kryetar komune, do të ndërtohen vetëm objekte kishtare.
Si reagim i kësaj debate, midis qytetarëve nisi një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve kundër ndërtimit të një xhamie në Kriva Pallankë. Ditën e ardhshme u paraqit shkrimi i përmendur, i cili nxit mos durim ndaj qytetarëve të besimit islam”, thuhet në njoftimin e Platformës
Artikulli paraprakGashi: Akti i djeshëm në Kriva Pallankë është tejet tendencioz
Artikulli vijuesKriva Pallanka dikur – A e din këtë informatë Teroristët e Krishterë (demoluesit e Xhamisë)