Kerry: Asadi nuk do të jetë pjesë e qeverisë së tranzicionit në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi sot se presidenti sirian, Beshar al-Esad nuk mund të jetë pjesë në qeverinë e tranzicionit në Siri.

“Beshar al-Esad nuk do të jetë pjesë e qeverisë së tranzicionit, madje është e pamundur, e paimagjinueshme që ky njeri, i cili ka drejtuar një dhunë të tillë kundër popullit të tij, të mundë të ruajë legjitimitetin për të qeverisur”, deklaroi Kerry në Montrë, ku u hap sot konferenca e paqes Gjeneva-2 dhe ku për herë të parë delegacionet rivale siriane përballen me njëra-tjetrën. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakGjykatësi egjiptian: Forcat e sigurisë vranë 7,000 njerëz
Artikulli vijuesSiri: “Këtë herë është vështirë të mbulohet e vërteta për krimet e regjimit të Basharit”