Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibën Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/16412
Pyetje: Unë banoj në një zonë rurale që është shumë larg xhamisë, dhe kjo më pengon nga falja e namazit të xhumasë. A ta fal namazin e xhumasë në shtëpinë time gjatë transmetimit të drejtpërdrejt dhe ta dëgjoj atë prej radios?
Përgjigje: Nëse ke mundësi të prezantosh (në namazin me xhemat për xhuma), atëherë e ke obligim që të prezantosh. Nëse e dëgjon ezanin kur nuk ka zhurmë, atëherë e ke për detyrë të prezantosh apo nëse je në skaj të qytetit, e ke absolutisht për detyrë edhe në qoftë se e ke larg, e ke për detyrë të prezantosh për xhuma. Por, nëse je jashtë qytetit, nuk e dëgjon ezanin dhe has vështirësi që të prezantosh në xhuma, atëherë ti nuk ke mëkat për këtë gjë, fale drekën e mos e fal xhumanë. E ke obligim ta falësh drekën katër rekate, sepse xhumaja falet bashkë me xhemat, kurse personi në shtëpinë e tij e fal drekën, apo e fal në shtëpi drekën kur është i sëmurë apo kur është larg (xhamisë).
Po kështu edhe gratë, e falin drekën katër rekate e nuk e falin xhumanë. Gruaja fal katër rekate në shtëpinë e saj, në çdo vend. Po kështu edhe burri, që është i sëmurë, e nuk prezanton në xhuma, e fal drekën katër rekate. Po kështu edhe ai që është larg xhamive, i cili nuk ka mundësi të prezantojë për shkak të largësisë dhe nuk e dëgjon ezanin e muezinit, atëherë, ky e fal drekën katër rekate. Por, nëse të lehtësohet (shkuarja në xhami) qoftë edhe me makinë, prezanton në këtë mirësi (hajr), je i pranishëm në xhuma. Kjo është një mirësi e madhe.
Por nëse je larg xhamisë, edhe në qoftë se udhëton me makinë, nuk e ke obligim, nuk e ke obligim (të prezantosh). Nëse je larg, nuk e dëgjon ezanin kur nuk ka zhurmë, por nëse e dëgjon ezanin për shkak të altoparlantit, nuk është detyrë që të prezantosh nëse je larg.
Por nëse i përballon vështirësitë dhe ke bërë durim si dhe ke ardhur (në xhami për xhuma), atëherë kjo është një mirësi e madhe për ty; qoftë nëse vjen në këmbë, me makinë, me biçikletë, ti je në një mirësi të madhe. Por ama, nuk e ke detyrë nëse je larg, porse e ke detyrë nëse je afër, e dëgjon ezanin kur nuk ka zhurmë, nëse nuk ka zhurmë, e dëgjon. Për shkak të fjalës së tij – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –:
مَنْ سَمِعَ النِّدَاءَ فَلَمْ يَأْتِهِ فَلاَ صَلاَةَ لَهُ إِلاَّ مِنْ عُذْرٍ
“Kush e dëgjon ezanin dhe nuk i përgjigjet (duke ardhur në xhami), ai nuk ka namaz, përpos nëse ka arsyetim.”
Është pyetur Ibën Abbasi: “Cili është arsyetimi?” Ai tha: “Frika dhe sëmundja.”
Dhe në një hadith tjetër që transmetohet nga i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – kur e pyeti atë një person i verbër, e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Nuk ka kush më çon në xhami, a më lejohet mua që të falem në shtëpinë time? Ai – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – i tha: “A e dëgjon thirrjen (ezanin) për në namaz?” Ai tha: “Po.” Ai i tha: “Atëherë, përgjigjiu.”
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari