SIHRI (MAGJIA)

0
429

Sihrin e bëjnë njerëzit e prishur (sihrbasët), të cilët bëjnë çregullime në tokë dhe e hidhërojnë All-llahun (subhanehu ve te’ala), dhe kjo vepër e tyre është kufër. Sihrbasi, me sihrin e tij mundohet t’ju thotë njerëzve se “ka në dorë diçka për t’ju bërë dobi dhe për t’ju bërë dëm”, ndërsa kjo gjë është vetëm në dorën e All-llahut (subhanehu ve te’ala). Askush nuk ka mundësi që t’i bëjë dobi ndokujt, pos me lejen e All-llahut (subhanehu ve te’ala), dhe askush nuk ka mundësi që t’i bëjë dëm ndokujt, pos me lejen e All-llahut (subhanehu ve te’ala).

All-llahu (subhanehu ve te’ala), thotë: “Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send.” (El-En’am: 17)

Ndërsa sihrbasi thotë dhe premton që t’ia japë njeriut atë që nuk ja ka dhënë All-llahu (subhanehu ve te’ala), dhe t’ia largojë atë me të cilën e ka sprovuar All-llahu (subhanehu ve te’ala), dhe ky (sihrbasi) është tagut dhe vepra e tij është kufër.

Gjithashtu, ka edhe njerëz të cilët e adhurojnë sihrbasin. Disa e adhurojnë atë nëpërmjet frikës (duke u frikësuar që nëse vepron diçka ai (sihrbasi), ka mundësi t’i bëjë atij ndonjë dëm). Disa të tjerë e adhurojnë atë nëpërmjet shpresës (p.sh. nëse ndokush nuk ka fëmij dhe shkon te sihrbasi, ndërsa ai e obligon për disa punë, duke i shpresuar se do t’i japë fëmijë, dhe ai pastaj shpreson në atë gjë.). Etj..

All-llahu (subhanehu ve te’ala), thotë: “Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve sihrin (magjinë).” (El-Bekarah: 102)

Imam Kurtubiu, në komentin e këtij ajeti thotë: “Pse All-llahu (subhanehu ve te’ala), ka thënë: ”Po Sulejmani nuk ka bërë kufër”, gjë që askush nuk ka thënë se Sulejmani ka bë kufër? Kjo është ngase jehudët kanë thënë se Sulejmani ka bërë sihr”. D.m.th. All-llahu (subhanehu ve te’ala), nuk ka thënë: “Sulejmani nuk ka bërë sihr”, por ka thënë: “Sulejmani nuk ka bërë kufër”, ngase sihri është kufër dhe e nxjerr njeriun nga feja”. (Imam Kurtubiu në Tefsirin e tij)

Në vazhdim të ajetit, All-llahu (subhanehu ve te’ala), thotë: “(Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!”” (El-Bekarah: 102)

Dijetarët e Ehli Sunnetit, si Imam Maliku, Imam Ahmedi, Ebu Thevri, Imam Shafiu, Imam Ebu Hanife, e shumë të tjerë, janë të mendimit se ai person i cili bën sihr, bën kufër dhe duhet të vritet (sheri’ati duhet t’ia hjek kokën atij).

Gjithashtu, vrasja e sihrbasit është transmetuar edhe prej ‘Umerit (radijall-llahu ‘anhu), Uthmanit (radijall-llahu ‘anhu), ibn ‘Umerit (radijall-llahu ‘anhu), Hafsës (radijall-llahu ‘anha), etj..

Në një transmetim tjetër, Imam Shafiu thotë: “Ai i cili bën sihr, nëse me sihrin e tij e vret dikënd, duhet të vritet edhe ai, ndërsa nëse nuk e vret dikënd, nuk duhet të vritet”. Këtë mendim e ka kundërshtuar Imam ibnul Arabi i cili thotë: “Ky mendim është i gabuar, sepse vetëm nëse sihri e vret dikënd, sihrbasi duhet të vritet, e nëse nuk e vret askënd, atëherë d.m.th. ai nuk vritet, e cili është shkaku që ai mos të vritet, për derisa sihri është kufër? Nëse sihri është kufër, atëherë ai patjetër duhet të vritet”.

Nuk ka mundësi që një person të bëj sihër, përveç se duke i bërë kufër All-llahut (subhanehu ve te’ala), dhe duke pasur bashkpunim me xhinët dhe shejtanët.

Shej’hul Islam ibn Tejjmijeh thotë: “Shumë prej këtyre çështjeve i çojnë disa prej njerëzve të cilët bashkpunojnë me xhinët, që të shkruajnë ajete të Kur’anit në vende të papastërta, apo fjalën e All-llahut (subhanehu ve te’ala), e ndysin me gjak apo papastërti, dhe kështu ata e veprojnë atë që shejtani është i kënaqur, e kur pastaj shejtani të jetë i kënaqur me ta, atëherë ia mundëson disa dëshira të tij dhe i ndihmon për ta realizuar këtë sherr (të keqe), e ky është kufri i qartë”.

Shej’hul Islam Muhammed ibn Abdul Vehhabi, në librin e tij ku i përmendë gjërat që e prishin Islamin, një prej tyre thotë: “Sihri dhe të vepruarit me të”.

Sihri është i vërtetë (egziston). Ka mundësi që nëpërmjet sihrit njeriut t’i bëhet dëm, por kjo ndodhë vetëm me lejen e All-llahut (subahnehu ve teala).

All-llahu (subhanehu ve te’ala), në vazhdim të ajetit që e përmendëm më lartë, thotë: “E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre.” (El-Bekarah: 102)

Mu’tezilet, Kaderit dhe disa të tjerë, kanë thënë se sihri nuk është i vërtetë, por sipas Ehli Sunnetit dhe argumenteve, sihri është i vërtetë (egziston).

Sihri bëhet në disa mënya:

– Sihri i cili bëhet nëpërmjet shejtanëve (në bashkpunim me ta);

– Sihri i cili është vetëm iluzion (mashtrimet që i bëjnë sihrbasët, disa manipulime (trika) që i bëjnë ata, të cilat në syrin e njeriut duket diçka e jashtzakonshme, por që në realitet, ajo nuk është e vërtetë (është mashtrim). Apo ka raste që ju bëhet sihr syve, që vetëm në syrin e njeriut duket sikur ka diçka, ndërsa në reaitet nuk ka azgjë).

Bazuar në librin: “Gjërat që e prishin Islamin”, të autorit: Shej’h Ebu Besir (hafidhehull-llah)

Shpjegoi dhe përshtati: Omer Ef. Bajrami

Shkroi: Hetem Ibrahimi