Gjyqtari kërkon që dëshmitarja ta heq mbulesën fetare

Sipas tij, trupi gjykues kërkon që t’i shoh reagimet, edhe emocionale, të një dëshmitare muslimane të mbuluar. Sipas tij kjo është e pamundur të bëhet përderisa ajo mbetet e mbuluar.

Një gjykatës sot në Londër ka urdhëruar që një femër të heq mbulesën nëse dëshiron që të jap dëshminë si dëshmitare në një proces.

Kjo 22 vjeçare deri më tash ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë në procesin që po zhvillohet në Crown Courtin të Londrës – por gjyqtari Peter Murphy ka thënë se nëse ajo do të dëshirojë të dëhsmoj në favorin e saj atëherë duhet t’I lejojë gjyqtarët që ta shohin fytyrën e saj.

Megjithatë, ai ka thënë se gjyqtarët nuk duhet të paragjykojnë besimin e saj, sepse sipas tij ajo ka plotësisht të drejt të vishet sipas religjonit që ka, por jo edhe të dëshmojë në atë cilësi.

“Me fjalë të tjera, ne duhet t’I shohim reagimet në fytyrën e dëshmitarit në mënyrë që të kuptojmë sjelljen e saj pas pyetjeve të bëra”, ka thënë gjyqtari.

Nëse kjo dëshmitare pranon që të dëshmojë pa mbulesë, atëherë fytyra e saj do të shihet prej policeve femra, gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.

Zoti Murphy ka nënvizuar se juria nuk duhet të ndikohet prej mënyrës se veshjes se zonjës së mbuluar.

“Unë jam i sigurt. Me lejoni të them se në shtetin tonë secili ka të drejt t’i shpreh bindjet e tija fetare si ai dëshiron, ose të mos ketë fare religjion. Pra, edhe duke u veshur sipas mënyrave tona të besimit”, tha gjyqtari. Ky gjykim do të vazhdojë.

Artikulli paraprakAvokati i Popullit, do ta vizitojë Shukri Alijun në burgun e Prilepit?
Artikulli vijuesSiri: Përfundon Gjeneva II, të premten takim mes qeverisë dhe opozitarëve