Gjysma e grave vuajnë nga “apnea” në gjumë

Ka gjasa që gjysma e grave të vuajnë nga “apnea e gjumit” që është të ndaluarit e frymës për më shumë se 10 sekonda, thotë një studim suedez. I realizuar në 400 gra, që janë vëzhguar gjatë natës tek flinin, ato kanë patur ndërprerje të herëpashershme të frymëmarrjes, mesatarisht 5 të tilla në një orë, njëra prejt tyre më e gjatë se 10 sekonda.

Ndërsa tek gratë që vuajnë nga hierptensioni dhe që janë obeze risku i apneas është dy herë më i madh dhe kap vlerat e 80 deri në 84 %.

Nga ana tjetër shumë gra në studim paraqiteshin me raste të lehtë të apneas në gjumë.

Se sa e rëndësishme apo e rrezikshme është në të vërtetë kjo sindromë ende nuk dihet, por ajo çka është zbuluar se zgjatja e saj mund të çoj në një atak kardiak apo në vdekje të menjëhershme.

Po ashtu një tjetër studim zbuloi se gratë që vuajnë nga ndërprerja të shpeshta të frymarrjes gjatë gjumit, mund të kenë edhe probleme të shumta të memories./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakVdes Hugo Chavez
Artikulli vijuesLindja natyrale zhvillon trurin e fëmijëve