GMAIL BËHET EDHE MË I LEHTË

Google ka filluar testimin e një përvoje të re në kompozimin e emaileve në Gmail, duke e bërë më të lehtë hapjen e emaileve të tjera pa pasur nevojë për të mbyllur një ‘draft’.

Njësoj si një dritare pop-up, ajo qëndron në krye të faqes kryesore pa e bllokuar të gjithë ekranin.

“Sa herë keni qenë duke shkruar një email dhe keni dashur të shikoni diçka në një email tjetër?”

Google deklaroi se “ruajtja e një drafti, hapja e një emaili të vjetër dhe pastaj rihapja e draftit tuaj harxhon minuta të vlefshme. Kompozimi i ri në një dritare pop-up, është ashtu si dritaret e bisedave Chat (vetëm se më i madh)”.

Koncepti gjithashtu ju lejon të bëni një kërkim dhe monitorim të emaileve të reja që merrni, ndërsa në të njëjtën kohë shkruani një email tjetër. Ju gjithashtu mund të shkruani emaile të shumta njëherësh dhe të minimizoni dritaren, në qoftë se doni të përfundoni emailin më vonë.

Një tjetër tipar që Google po teston është aftësia për të parë fotot e profilit të kontakteve në mënyrë që të gjeni më shpejt personin të cilin kërkoni.kohaislame

Artikulli paraprakLUFTËTARËT PËR TRE MUAJ DUHET TË HYNË NË LISTËN ZYRTARE
Artikulli vijuesTWITTER DUKE NDËRTUAR NJË APLIKACION PËR WINDOWS 8