TWITTER DUKE NDËRTUAR NJË APLIKACION PËR WINDOWS 8

0
243

Sipas vetë kompanisë Twitter, ajo është duke ndërtuar një aplikacion që shkon mjaft mirë me ridizajnimin e Windows 8.

Në një ‘cicërimë’ të postuar dje nga llogaria ‘TwitterMobile’, Twitter ka thënë: “#Windows8 i nevojitet një aplikacion i mirë për Twitter. Kështu që ne kemi vendosur t’a ndërtojmë atë. Mezi presim që t’a ndajmë atë me ju në muajt në vijim.”

Windows 8, të cilën Microsoft-i e lëshoi zyrtarisht javën e kaluar, momentalisht mbështet klientin TweetDeck, i cili zotërohet nga vetë Twitter. Përdoruesit mund të vizitojnë faqen e Twitter në Internet Explorer 10, por nuk ka ndonjë gjë që të jetë dizajnuar enkas për ekranin me gjeste dhe prekje tëWindows 8.kohaislame