Gmail shërbimi email më i madhi në botë

Google njoftoi sot se shërbimi i vet i emailit Gmail është më i madhi në botë, duke tejkaluar kështu dy rivalët kryesor Hotmail dhe Yahoo.

Ky shërbim kaloi rivalin më të madh Hotmail-in dhe tani ka më shumë se 425 milionë përdorues aktiv.

Yahoo Mail ishte lider në treg por ka humbur famën e vet që prej kohësh. Para një viti, Hotmail njoftoi se ka arritur shifrën prej 360 milionë përdoruesish në muaj, pas 15 viteve. Google në vitin 2004 e lansoi Gmail-in, si një shërbim vetëm me ftesë.

Google gjatë muajve të kaluar shënoi një rritje të theksueshme, duke kaluar nga 350 milionë përdorues aktiv gjatë janarit në 425 milionë që ka tani.

comScore, megjithatë, ka një renditje ndryshe, që pohon se Google është ende në vendin e tretë. Analistët e kësaj kompanie thonë se Hotmail është në vendin e parë me 325 milionë përdorues unik, Yahoo në vendin e dytë me 298 milionë sosh, dhe Gmail në vendin e tretë me 289 milionë përdorues.

Në analizat e kësaj kompanie, megjithatë, nuk përfshihen përdorimi i smartfonëve, tabletëve apo internet kafeve andaj as rezultatet e tyre nuk janë shumë të sakta. kohaislame

Artikulli paraprakSi të përdorni Google Docs. Offline?
Artikulli vijuesDyqani i Windows Phone 8 edhe për Shqipëri