Dyqani i Windows Phone 8 edhe për Shqipëri

Microsoft në blogun e vet për Windows Phone 8 ka lajmëruar se planifikon ta përhapë Windows Phone 8 kudo.

Kur Windows Phone 8 të lansohet në treg, aplikacionet për këtë sistem operativ do të mund të shkarkohen në 180 vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Interneti është duke u përhapur me të madhe nëpër shtëpitë shqiptare, ku sipasstatistikave më të fundit thuhet se në Shqipëri 48.1% e popullsisë e përdorin internetin.

Sistemi operativ Symbian i ndërmarrjes Nokia ka qenë duke kryesuar më së shumti në Shqipëri, megjithëse kohët e fundit ka hyrë iOS i ndërmarrjes Apple, Android i Google dhe BlackBerry i Research In Motion.

Por edhe webOS duket të jetë gati të përfshijë tregun e Shqipërisë, pasiqë përdoruesit në Shqipëri të Windows Phone 8 do të mund ta përdorin dyqanin e aplikacioneve për këtë sistem operativ kur të jetë gati për lansim. (PCWorld Albanian)

Më poshtë mund ta shihni listën e shteteve përdoruesit e të cilëve mund të shkarkojnë aplikacione nga Windows Phone 8 Marketplace.kohaislame

Artikulli paraprakGmail shërbimi email më i madhi në botë
Artikulli vijuesSiri: 800 të vrarë brenda javës