Me një urdhër të kryeprokurorisë saudite, Autoriteti Monetar i Arabisë Saudite (SAMA) ka deklaruar zyrtarisht se ka ngrirë mbi 1.600 llogari bankare të personave të arrestuar nga akuza për korrupsion.
Sipas mediava saudite, Institucioni SAMA ka ngrirë rreth 1.600 llogari të princave, zyrtarëve të lartë dhe biznesmenëve miliarderë, të cilët u arrestuan për përfshirje në vepra korruptive.
Mediat ndërkombëtare, rastin e transmetuan si “vala e dytë e lojës së madhe”