E mitura shtatzënë, mban në bark binjaken e vet

Kang Mengru është një vajzë kineze 1 vjeçe, por edhe pse ka një moshë kaq të vogël, ka një bark shumë të madh. Sigurisht që nuk është shtatzënë, por në bark ka fetusin e motrës së saj: një rast i rrallë, i njohur me termin “binjakë parazitë”.

Mjekët, pasi panë se në muajt e parë të jetës barku i Kang po zmadhohej shumë, urdhëruan t’u nënshtrohej disa analizave dhe zbuluan shkakun e “barkun të madh”. Nuk ishte gjë tjetër, veçse prania e një fetusi, transmeton psejo.

Shumë shpejt vajza do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr trupin e së motrës. Disa vite më parë, në Nagpur, në Indi, u regjistrua një rast i ngjashëm, por ai që kishte fetusin në bark ishte një burrë 36-vjeçar, i cili e kishte vënë re anomalinë vetëm me kalimin e viteve.

Kur u operua, kirurgët mbetën të shokuar kur nga barku nisën të nxirrnin flokë, kocka, organet gjenitale: fetusi ishte rritur në barkun e vëllait të tij./koha/kohaislame

Artikulli paraprakKthehet Togu i FSK-së nga trajnimi në Turqi
Artikulli vijuesGoogle Drive shkarkohet 5 milionë herë